BALLKAN, 3 Qershor 2024, 19:49

Serbia e akuzon për krime lufte, gjykata e Beogradit lë në paraburgim shtetasin nga Kosova

Serbia e akuzon për krime lufte, gjykata e Beogradit lë në

Gjykata e Lartë në Beograd ka urdhëruar që Tefik Mustafa, një shtetas nga Kosova, i cili u arrestua në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë të mbetet në qelitë e paraburgimit.

Mustafa është i dyshuar nga Serbia se ka marrë pjesë në rrëmbimin e 3 policëve serbë në vitin 1999 në rrugën kryesore Prishtinë-Gjilan.

Sipas mediave në Serbi, Mustafa akuzohet për krimin e luftës kundër popullatës civile në bashkëpunim sipas nenit 142.

Paraburgimi nuk mund të zgjasë më shumë se 30 ditë.

Në tre vitet e fundit, në Serbi janë arrestuar disa shtetas nga Kosova me dyshimet e pretenduara se kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë 1998-99.