TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
KSHZ në Maqedoninë e Veriut ka publikuar rezultatet e para për zgjedhjet presidenciale.
Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 62 për qind e votave të numëruara Gordana Siljanovska e partisë VMRO-DPMNE ka marrë 305.640 ose 64%, ndërsa Stevo Pendarovski i LSDM ka marrë 141.984 vota ose 29%.
Edhe në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, Gordana Siljanovska-Davkova korri një fitore bindëse.
Sa i takon zgjedhjeve parlamentare VMRO-DPMNE ka deklaruar se ata presin fitoren e 61 mandateve.
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka dalë në një konferencë për mediat ku ka pranuar humbjen përballë rivales së VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova.
Në zgjedhjet e raundit të dytë të zhvilluara këtë të mërkurë, kandidatja e opozitës mori më shumë se dyfishi i Pendarovskit që kërkonte një mandat të dytë në krye të vendit. Sipas rezultateve të 76.77% të kutive të numëruara, Davkova ka 64.7% të votave ndërsa Pendarovski nuk ka shkuar më shumë se 29.31% të votave.
Pas shpalljes së këtyre rezultateve Perndarovski pranoi humbjen dhe përgëzoi Siljanovskën, por edhe VMRO-DPMNE-në për fitoren dhe u uroi punë të suksesshme. Këtë të mërkurë u zhvilluan edhe zgjedhjet e përgjithshme ku sërish koalicioni i partive opozitare maqedonase mori një fitore të thellë.