BALLKAN, 3 Qershor 2024, 15:32

Reshje të dendura shiu/ Rrufeja plagos 18 persona, mes tyre edhe fëmijë

Reshje të dendura shiu/ Rrufeja plagos 18 persona, mes tyre edhe

18 persona u plagosën në Republikën Çeke pasi rrufeja goditi një pemë nën të cilën ishin strehuar për shkak të shirave të dendur, sipas autoriteteve të vendit.

Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës në parkun e kështjellës Liberec-Vratislavice, që ndodhet në Liberec, rreth 90 kilometra në verilindje të Pragës. Zyrtarët e shpëtimit nuk dhanë detaje për të plagosurit, por mediat lokale raportuan se në mesin e atyre që u dërguan në spital ishin edhe fëmijë.

Sipas informacioneve, pesë nga të plagosurit ishin fëmijë midis moshës 2 dhe 16 vjeç dhe se pesë të rritur. Republika Çeke është prekur nga reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë gjatë fundjavës.