TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia Kufitare e Kakavijës njofton se, sipas informacionit të marrë nga Policia Kufitare Greke, ditën e sotme aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar nga ora 18:00 deri në 21:00, për shkak të një proteste nga fermerët.
Policia Kufitare Greke informon se për të qarkulluar do të lejohen vetën automjetet e emergjencave.
“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës”, thuhet në njoftim.
“Dialogu nuk arrihet me ultimatume”, kështu është shprehur kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ndërsa ka folur për protestën e fermerëve.
Ai tha se fermerët kanë refuzuar të bisedonin. Në të njëjtën kohë, ai nënvizon se bllokadat nuk i shërbejnë kërkesave të fermerëve. Përkundrazi, shton kryeministri grek “i minojnë ato”.
“Ndërsa pushtimet e rrugëve dhe infrastrukturës tjetër publike që u përkasin të gjithëve nuk janë veprime të përgjegjshme. Por veprime që dëmtojnë vendin. Dhe, sigurisht, ekonomitë lokale në rajon. Zgjidhjet lindin vetëm nga diskutimi. Kushdo që i mohon këto parime të logjikës dhe demokracisë merr një barrë të madhe ndaj pjesës tjetër të shoqërisë. Nga ana ime, përsëris se dera e qeverisë mbetet e hapur për të gjithë fermerët dhe blegtorët që duan të takohen ose me mua ose me Zëvendëskryeministrin e Qeverisë Kostis Hatzidakis dhe Ministrin e Zhvillimit Rural Kostas Tsiaras”, shprehet ai.