BALLKAN, 23 Prill 2024, 17:20

Profesori amerikan: Surpriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia ishin pro fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Profesori amerikan: Surpriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia ishin pro

Profesori i Universitetit, Johns Hopkins në SHBA, Edward Joseph ka komentuar rreth debatit të djeshëm mes presidentes Vjosa Osmani dhe presidentit Aleksandar Vuçiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Joseph ka shkruar se Vuçiçi bombastik u mund nga Osmani me një përgatitje dinjitoze dhe se sipas tij kjo ishte e pritshme. “Surpriza më e madhe nga përballja e sotme e KS të OKB-së mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç: Vuçiçi bombastik u mund nga Osmani e cila ishte e përgatitur tërësisht? Jo, kjo ishte e pritshme”.

Joseph ka shkruar se surpriza e vërtetë ishte se Kosova dhe Rusia ranë dakord për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s të vitit 1999. “Osmani: “Ndërhyrja e NATO-s … shënoi një … moment historik vendimtar në historinë e njerëzimit.” Përfaqësuesi rus: “Agresioni i NATO-s kundër ish-Jugosllavisë u bë një pikë uji në historinë globale””, ka shkruar profesori i Universitetit, Johns Hopkins.

Ai më tej ka shkruar se Putin tashmë e ka hedhur Serbinë nën autobus. “Zbulimi – i njohur për serbët e gatshëm të përballen me të vërtetën: Kosova është thjesht një mjet për Moskën që ta përdorë kundër Ukrainës. Putin tashmë e ka hedhur Serbinë nën autobus, duke thirrur ndërhyrjen krejtësisht të ndryshme të NATO-s në rastin e Kosovës për të legjitimuar agresionin rus kundër Ukrainës. Jo, Putin: nuk do të ketë ‘marrëveshje paralele’ për Kosovën dhe Ukrainën në Këshill të Sigurimit. Nuk do të ketë ndarje të asnjërit shtet. Versioni i Osmanit për ndërhyrjen e NATO-s mbizotëron”, ka shkruar Joseph.