BALLKAN, 28 Dhjetor 2025, 11:34

Procesi i votimit në Kosovë, deri në ora 11:00 drejt kutive të votimit shkuan 7% e qytetarëve

Procesi i votimit në Kosovë, deri në ora 11:00 drejt kutive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 11:00 ishte pak mbi 7%.

Komuna me pjesëmarrjen më të lartë është Ranillugu, ku kanë votuar mbi 16% e qytetarëve, ndërsa më e ulëta regjistrohet në Leposaviq – vetëm 0.08%.

Në kryeqytetin Prishtinë, deri më tani, votuan pak mbi 10% e qytetarëve.