TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidentja e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska, thotë se nuk beson se e ka shkelur Marrëveshjen e Prespës me Greqinë kur në inaugurimin e saj në fillim të këtij muaji ku iu referua vendit të saj si "Maqedonia", ndërsa vazhdoi të akuzojë Greqinë për dështimin e saj.
“Unë e respektoj Marrëveshjen e Prespës nuk shoh se e kam shkelur. Marrëveshja thotë shprehimisht se emri për të cilin është rënë dakord do të përdoret në dokumente dhe komunikim. Pra, nuk e shoh si shkelje.
Unë as nuk e gris deklaratën, as nuk thashë se nuk do ta respektoj Kushtetutën, as nuk thashë se do ta ndërpres Marrëveshjen e Prespës. E kritikova marrëveshjen për shkak të procedurës së miratimit të saj dhe mospërputhjes së saj me Kartën e Kombeve të Bashkuara. Megjithatë, është një fakt dhe realitet juridik dhe unë do ta respektoj”, tha ajo.
Siljanovska e pyetur nëse tensioni me Athinën mund të ndikojë në aspiratat e Maqedonisë së Veriut për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian, ajo tha se pala greke do të ishte në një pozicion më të mirë për t'iu përgjigjur pyetjes.
“Dëgjoj herë pas here paralajmërime dhe kërcënime, por ligji ndërkombëtar dikton që marrëveshjet duhet të respektohen. Megjithatë, kur u kërkojmë të tjerëve të bëjnë diçka, është e arsyeshme të vëmë në dyshim atë që kemi bërë vetë, në logjikën e reciprocitetit”, tha ajo, duke akuzuar më tej Greqinë për shkeljen e marrëveshjes së emrit.