BALLKAN, 8 Nëntor 2025, 21:22

Përurohet “Skifteri”, droni i parë i prodhuar në Kosovë! Kurti: Po ndërtojmë të ardhmen e industrisë së mbrojtjes

Përurohet “Skifteri”, droni i parë i prodhuar në

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përuruar sot “Skifteri”-n, dronin e parë të prodhuar në Kosovë, i ndërtuar nga kompania “Future Minds Academy” në Gjilan. Përmes një postimi në Facebook, Kurti u shpreh se ky është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të industrisë vendore të mbrojtjes dhe një moment historik për prodhimin e dronëve “Made in Kosovo”.

Postimi i plotë:

Të ardhmen e industrisë së mbrojtjes dhe avancimit të dronëve luftarakë po e ndërtojmë e zhvillojmë edhe në Kosovë. Shteti ynë po shndërrohet në vend që prodhon. Në Gjilan, bashkë me kryetarin Hyseni, vizituam kompanitë e prodhimit të dronëve ushtarak "Skifteri" dhe dronët civil, nga "Future Minds Academy" dhe MIGA SkyShield MAR.

Përurohet “Skifteri”, droni i parë i prodhuar në

"Made in Gjilan" përveçse natyrisht "Made in Kosova". Droni kamikaz "K1", arrin shpejtësi maksimale prej 180km/h e lartësi deri në 2500 metra. Ndërsa "Skifteri" arrin në 5000 metra lartësi, hapësirë operuese 20km dhe shpejtësi prej 270km/h.

Në mbrojtje e siguri kemi investuar duke blerë nga shtetet tona mike dhe partnere dronët Bayraktar TB-2, Puma dhe së fundmi dronët kamikazë Skydagger. Tash dronët luftarakë po i prodhojmë edhe vetë. Si qeveri, edhe në nivel qendror edhe lokal, do ta mbështesim dhe përkrahim ngritjen e kapaciteteve dhe prodhimtarisë, gjersa nuk do t'i ndalim investimet për mbrojtje e siguri.