BALLKAN, 4 Maj 2024, 15:36

Përurohet në Gjakovë busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Përurohet në Gjakovë busti i heroit kombëtar, Gjergj

Në Gjakovë është përuruar ditën e sotme busti i heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Monumenti, i cili pasqyron Gjergj Kastriotin mbi kalë, u prezantua ditën e sotme në parkun e qytetit të Gjakovës.

Në ceremoninë e zbulimit të bustit, e cila përkon me 25-jetorin e çlirimit të qytetit, mori pjesë edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj si edhe zyrtarë e politikanë lokalë.