BALLKAN, 23 Tetor 2025, 16:48

Përmbytet qyteti i Messolonghisë në Greqi, reshjet e dendura “pushtojnë” banesat dhe automjetet

Përmbytet qyteti i Messolonghisë në Greqi, reshjet e dendura

Në orët e fundit, reshjet e dendura kanë goditur Messolonghinë në Greqi, duke sjellë përmbytje në rrugët dhe ndërtesat e qytetit.

Reshjet gjithashtu kanë prekur edhe qytetin e Aitolikos.

Raportohet se uji i rreshjeve tashmë ka hyrë brenda në banesa dhe ka përmbytur automjetet në rrugë.

Burimet lokale kanë njoftuar se në shumë zona po vërehen problematika me qarkullimin, duke e bërë të rrezikshëmë kalimin me në rrugë me makinë.

Në këtë situatë, iu është bërë thirrje qytetarëve të evitojnë lëvizjet e panevojshme.