TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, sot në pyetjen e një gazetari tha se pas zgjedhjeve të 8 majit, si procedurë standarde do të ketë zgjedhje edhe në partinë e tij. Ai e komentoi këtë si përgjigje nëse do të mbajë përgjegjësi pas dallimit të madh në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale mes Gordana Siljanovska Davkovës dhe Stevo Pendarovskit.
“Në vendin tonë statuti kërkon mbajtjen e një kongresi të përgjegjshëm me analizë të rezultateve dhe më pas zgjedhje ku kërkohet deklarim për zgjedhjen e kryetarit të partisë si dhe organeve të tjera të partisë si bordi qendror bordi ekzekutiv, nënkryetarët, e kështu me radhë”, -tha Kovaçevski.
Ai tha se pas zgjedhjeve do të bëhen analiza në nivel të organizatave komunale, si dhe në nivel të bordit ekzekutiv dhe qendror.