BALLKAN, 8 Qershor 2024, 19:06

“Parada e Krenarisë” në Prishtinë, Kurti dhe disa ministra të pranishëm

“Parada e Krenarisë” në Prishtinë, Kurti dhe disa

Ka nisur “Parada e Krenarisë” në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë me moton “Kemi qenë dhe do të jemi” nga komuniteti LGTBIQ+.

Numri i pjesëmarrësve ishte i konsiderueshëm, teksa kishte edhe nga skena politike të cilët dolën për t’i dhënë përkrahje këtij komuniteti.

Në mesin e figurave politike që ishin prezentë në “Paradën e Krenarisë” ishte kryeministri Albin Kurti, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ai i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Parada e Krenarisë shënon aktivitetin e fundit në kuadër të Javës së Krenarisë.