TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi me 76 vota “pro” për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri, Afrim Gashi nga koalicioni VLEN.
“Kundër” votuan vetëm gjashtë deputetët e së Majtës, ndërsa deputetët e Frontit Evropian braktisën sallën e Kuvendit.
Ish-kryetari i Alternativës, pjesë e VLEN-it, Afrim Gashi, është propozuar për kryetar të Kuvendit me firmat e 75 deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Koalicionit VLEN dhe Lëvizjes ZNAM.
Menjëherë pas zgjedhjes, me anë të një postimi në Facebook, Gashi tha se do vazhdojnë të përmbushin detyrimet ndaj qytetarëve.