BALLKAN, 25 Qershor 2024, 18:55

Një ditë para takimit Kurti-Vuçiç, Beogradi ‘mbushet’ me postera me foton e Millosheviçit

Një ditë para takimit Kurti-Vuçiç, Beogradi

Në disa vende të Beogradit sot janë shfaqur postera me imazhin e kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviç, bashkë me mbishkrimin nacionalist e shovinist serb “Kosova është Serbi”.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Serbi, autorë të mbishkrimeve janë lëvizja “Nashi” (Tanët), e njohur për faktin se shpesh herë ka shënjestruar edhe mediat në shtetin serb. Nova raporton se imazhi i Millosheviç është shfaqur edhe në urën e Brankut, si dhe në Vaçar.

Simbolikisht ose ndoshta rastësisht, posterat janë vendosur një ditë përpara takimit mes Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel.