BALLKAN, 21 Nëntor 2025, 19:16

Mungesa e rekrutëve nxit reformën e forcave të armatosura në Greqi, korpus rezervistësh dhe shërbim ushtarak vullnetar për gratë

Mungesa e rekrutëve nxit reformën e forcave të armatosura në

Greqia po ecën përpara me një reformë gjithëpërfshirëse të forcave të saj të armatosura për shkak të mungesës së rekrutëve.

Komponenti më i rëndësishëm është krijimi i një korpusi prej 150 000 rezervistësh.

Burrat midis moshës 45 dhe 60 vjeç do të marrin pjesë në mënyrë vullnetare.

Për herë të parë, nga viti 2026 e tutje, gratë 18-26 vjeç do të kenë gjithashtu mundësinë të kryejnë shërbim ushtarak vullnetar 12-mujor.

Ministria greke e Mbrojtjes paraqiti sot ndryshimin e ligjit.

Këto masa janë nxitur nga disa faktorë, duke përfshirë shkallën e ulët të lindjeve, në 1,26, një nga më të ulëtat në BE, dhe eksodin e të rinjve jashtë vendit gjatë krizës së rëndë financiare të dekadës së fundit.

Zyra kombëtare e statistikave e Greqisë thotë se popullsia u tkurr me rreth 380 000 persona nga 2011-2021, me një rënie përkatëse të numrit të rekrutëve.

Shërbimi ushtarak është i detyrueshëm në Greqi dhe zgjat nga nëntë deri në 12 muaj, në varësi dhe nga vendi i dislokimit.

Greqia rifilloi investimet në armatime pas përfundimit të krizës së rëndë financiare në vitin 2018.

Gjatë gjashtë viteve të fundit, ky investim ka përfshirë blerjen e 24 avionëve luftarakë “Rafale” dhe porositjen e katër fregatave “Belharra” nga Franca.

Përveç kësaj, avionët luftarakë “F-16” të forcave ajrore po përmirësohen në standardin modern “F-16 Viper”.

Është planifikuar gjithashtu blerja e sistemeve të reja të mbrojtjes ajrore izraelite.