TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Janë mbyllur votimet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut.
Sipas të dhënave, deri në orën 18:00 pjesëmarrja për zgjedhjet presidenciale ishte 46.34%, ndërsa për zgjedhjet parlamentare pati pak më shumë pjesëmarrje, me 53.43 %.
Kandidatë për president të shtetit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ishin Gordana Siljanovska Davkova, e mbështetur nga koalicioni opozitar i udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe presidenti aktual Stevo Pendarovski, i mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen e KSHZ-së, është përmbushur kushti që pjesëmarrja në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të jetë mbi 40 për qind që votimi të konsiderohet i vlefshëm.
Sa i përket zgjedhjeve parlamentare, të drejtë vote në kishin 1.815.350 votues. Diferenca në votues krahasuar me zgjedhjet presidenciale është 1.033, kryesisht për shkak të qytetarëve që mbushin 18 vjet.
Në zgjedhje ishin gjithsej 1.755 kandidatë, nga të cilët 1.002 janë meshkuj dhe 753 femra, të cilët garuan për 120 ulëse në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Zyrtarë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës kanë njoftuar se nuk janë regjistruar shqetësime më serioze të rendit dhe qetësisë publike./