BALLKAN, 24 Tetor 2025, 21:19

"Kujt po i thua rrenc?"/ Qytetari matet, deputeti e qëllon me grusht, publikohen pamjet nga incidenti në Prishtinë

"Kujt po i thua rrenc?"/ Qytetari matet, deputeti e qëllon me

Janë publikuar pamjet e sulmit të deputetit të Kuvendit të Kosovës Armend Zemaj ndaj emigrantit, pasi ky i fundit e kishte quajtur "rrenc" gjatë një interviste në sheshin kryesor të Prishtinës.

Si Zemaj ashtu edhe mërgimtari kishin dhënë versionet e tyre të ngjarjes. Përmes një reagimi në rrjete sociale, Zemaj ka shprehur keqardhje të sinqertë për incidentin, duke theksuar se reagimi i tij nuk përfaqëson as bindjet e tij personale, as parimet që mban si deputet dhe anëtar i LDK-së.

“Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qëllim të caktuar, këtë do ta vërtetojë policia – më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë. Në atë moment reagova në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt, gjë e cila nuk përfaqëson as bindjet e mia personale, as parimet që unë përfaqësoj si deputet dhe si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës,” ka shkruar Zemaj.

Ndërsa qytetari Nuha Osmani ka dhënë versionin e tij rreth incidentit të ndodhur.

Ai tha se është fyer rëndë, jo vetëm ai, por edhe gruaja dhe nëna e tij.