TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy senatorë amerikanë, republikan Thom Tillis dhe demokratja Jeanne Shaheen, kanë paraqitur një amendament në Kongresin e SHBA-së që kërkon njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë, duke refuzuar kategorikisht çdo politikë që mbështet shkëmbimin e territoreve apo ndryshimin e kufijve.
Amendamenti, pjesë e projektligjit për buxhetin fiskal 2026 për ushtrinë dhe aktivitetet mbrojtëse të Departamentit të Energjisë, nënvizon se Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse midis dy vendeve, bazuar në njohje reciproke.
Teksti, i cili mban datën 6 shtator dhe u bë publik së fundmi, i bën thirrje gjithashtu qeverisë amerikane të vendosë dialog strategjik me Kosovën dhe Serbinë pasi të ketë treguar angazhimin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Senatorët theksojnë se vendet e Ballkanit Perëndimor përbëjnë një rajon pluralist dhe multietnik në zemër të Europës, i cili është vendimtar për paqen, stabilitetin dhe mirëqenien e kontinentit.
Amendamenti aktualisht ndodhet në pritje të shqyrtimit në Kongres, duke përfshirë edhe pozicionin e SHBA-së për marrëdhëniet në Ballkanin Perëndimor.