BALLKAN, 7 Shkurt 2026, 13:24

Kosovë/ Aksident i rëndë në Pejë, një grua humb jetën

Kosovë/ Aksident i rëndë në Pejë, një grua humb

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 07:50 në fshatin Loxhë të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova, ku ka bërë të ditur se dy persona janë lënduar, dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore, ndërsa nga ekipi mjekësor është konstatuar se njëra nga të aksidentuarat nuk ka mundur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë.

Viktima është A.Kastrati, rreth moshës 30 vjeç.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bëri të ditur se personi tjetër është duke u trajtuar dhe aktualisht ndodhet në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetën.