BALLKAN, 13 Tetor 2025, 11:30

Konteston Exit Poll-et/ Zgjedhjet lokale në Kosovë: Kurti kërkon hetim për votimet në Mitrovicë, pretendon për ndërhyrje

Konteston Exit Poll-et/ Zgjedhjet lokale në Kosovë: Kurti kërkon

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë një konference për mediat këtë të hëne ka kërkuar nga autoritetet që të hetojnë exit pollet për votimet në Mitrovicë, pasi sipas tij nuk ishte një gabim, por një sulm i organizuar.

“Ajo që ndodhi në 12 tetor për raportimet me Mitrovicën duhet hetuar, nuk është huqje, por ndërhyrje në proces. Exit pollet me 16 pikë gabime nga organizata të ndryshme, nuk janë një huqje. Ky është cënim i demokracisë.

I ftoj organet e drejtësisë të merren me këtë çështje. Do të fitojmë në Prishtinë, në Mitrovicë, në Prizren, Gjakovë, Pejë, Kaçanik, Vushtri, Fushë Kosovë, Rahovec dhe Viti. VV i fitoi 3 komuna pa balotazh. PDK fitoi 3 komuna pa balotazh.

LDK fitoi 2, AAK 1. Fokusi i  VV është qytetari edhe si banor komune. Na nevojitet të bëjmë një analizë të hollësishme të rezultatit zgjedhor. Vetëm pas kësaj do të bëjmë planet për rrugën përpara”, shtoi Kurti.

Reagimi i plotë i Albin Kurtit:

Më lejoni të falënderoj qytetarët tonë për maturinë e treguar dje për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Të nderuar qytetar, LVV ka një histori vetëm 12 vjeçare në pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, por këto vite kanë treguar rritje.

Në zgjedhjet e mbajtura dje sipas rezultateve Podujevë Kamenicë dhe Shtime, me votat nga diaspora mund të dalë që mund të fitojmë edhe Gjilanin pa balotazh.

Jemi në balotazh në 12 nga 17 komuna sa kanë shkuar gjithsej në balotazh.

Këto janë rezultate preliminare dhe pritet ende numërimi i votave të diasporës dhe me shkurt. Këto tregojnë qartë se LVV e ka ruajtur rritjen nga cikli në ciklin tjetër zgjedhor por edhe është rritur akoma.

Synimi ynë është i qartë, që kandidatët tonë të fitojnë edhe në këto komuna.