BALLKAN, 28 Dhjetor 2025, 10:55

Kandidati i PDK-së për kryeministër voton në Mitrovicën e Jugut: Qytetarët të shprehin vullnetin e tyre, pres rezultat të mirë

Kandidati i PDK-së për kryeministër voton në Mitrovicën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh kandidat për kryeministër, Bedri Hamza, i ka ftuar të gjithë qytetarët që të votojnë, siç ka thënë ai, sipas bindjeve dhe vullnetit të tyre.

“I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të votojnë sipas vullnetit të tyre dhe besoj që do të jetë një ditë e mirë”, tha Hamza.

“Pres që të jetë një rezultat i mirë dhe deri më tani është duke shkuar gjithçka mirë”.

Hamza u pyet nëse ka dëgjuar për ndonjë parregullsi, duke u përgjigjur: “Jo, deri më tani nuk kam dëgjuar për ndonjë incident dhe shpresoj që të shkojë mirë”.