TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dogana e Kosovës ka njoftuar sot se gjatë një operacioni të zhvilluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari", janë parandaluar tri raste të tentativës për kontrabandë, përfshirë fshehjen e pajisjeve elektronike dhe mosdeklarimin e mjeteve monetare.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit të pasagjerëve që udhëtonin përmes linjave ndërkombëtare, zyrtarët doganorë kanë zbuluar pajisje të ndryshme elektronike – përkatësisht telefona të mençur – të cilët ishin fshehur në trupin e pasagjerëve, me dyshimin se kishin për qëllim futjen ilegale në tregun e zi.
Në një rast tjetër, gjatë kontrollit të bagazhit të një pasagjeri, janë gjetur 36,500 euro të padeklaruara, nga të cilat 9,000 euro janë konfiskuar, në përputhje me dispozitat ligjore që rregullojnë deklarimin e mjeteve monetare në hyrje dhe dalje nga territori i Republikës së Kosovës.
Të gjitha rastet janë referuar për hetime të mëtejshme në Drejtoria për Hetime pranë Doganës së Kosovës, me qëllim identifikimin e përgjegjësive ligjore dhe ndërmarrjen e masave procedurale të nevojshme.
Dogana e Kosovës thekson përkushtimin e saj të vazhdueshëm në luftën kundër kontrabandës, pastrimit të parave dhe veprimtarive të tjera ilegale, me synim mbrojtjen e sigurisë dhe integritetit ekonomik të vendit.