TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter goditi mbrëmjen e së shtunës zonën e Kalavrytës në Greqi. Sipas matjes së përditësuar të Institutit Gjeodinamik, epiqendra ndodhej 6 kilometra në perëndim-jugperëndim të Kalavrytës, me një thellësi prej 24.3 kilometrash.
Lëkundjet u ndjenë qartë edhe në Korinth, Patra, Dimitsana dhe zona të tjera përreth, duke shkaktuar shqetësim tek banorët.

Sizmologu Gerasimos Papadopoulos, në një reagim të menjëhershëm, theksoi se zona njihet për aktivitet të rritur sizmik, por shtoi se për momentin “nuk ka ndonjë rrezik të veçantë”.
Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa nuk raportohet për dëme.