TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një video që është shpërndarë në rrjetet sociale tregon Aleksandar Shapiç, kryetarin në largim të qytetit të Beogradit dhe kandidatin për kryetar të kësaj komune nga radhët e partisë SNS të Aleksandar Vuçiç, i cili po debaton me qytetarët. Siç shihet dhe dëgjohet në video, Shapiç po debatonte me qytetarët e mbledhur rreth një projekti dhe në një moment, ai shihet duke ia rrëmbyer telefonin celular një qytetari dhe ia hedh në tokë.
Ndërsa Aktivisti Zlatko Jankoviç ka konfirmuar për gazetën danas se kjo ka ndodhur vërtet gjatë një takimi me të parin e kryeqytetit serb. Megjithatë Jankoviç saktëson se Shapiç ka folur me disa aktivistë pas konferencës ndërsa ka pasur konflikt verbal me njërin prej tyre, të cilit ia ka hedhur telefonin.
“Kjo ishte në fund. Ne biseduam pas fjalimit të tij, ai e ndërpreu shpesh aktivistin tonë Branko, i cili po i shpjegonte se ku kishin bërë gabime procedurale që bënë që gjykata të pranonte iniciativën tonë për të ndaluar punimet e shpimit në argjinaturë. Ai donte të kalonte përmes turmës së qytetarëve si një bandit, por ai nuk donte të lëvizte, ia rrëmbeu telefonin dhe e hodhi në dysheme, pastaj u largua nga vendi i ngjarjes”, tha ai.