TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka deklaruar se i kanë paraqitur Kuvendit të Kosovës një Rezolutë ku kërkohet gjykim i drejtë për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë.
Hamza theksoi se të gjitha subjektet politike në Kosovë, pavarësisht ndasive, kanë detyrimin që të mbështesin themeluesit e UÇK-së, që sipas tij janë edhe themeluesit e shtetit të Kosovës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai u shpreh se pavarësisht dallimeve politike, dinjiteti institucional dhe mbështetja e drejtë për ta, janë detyrim i përbashkët.
“Dua ta përmbyll fjalimin me një shqetësim lidhur me procesin gjyqësor në Hagë. Raporti i shtetit tonë me themeluesit e UÇK-së, që njëherësh janë edhe themelues të shtetit, me procesin që po zhvillohet kundër tyre në Hagë, kërkon qasje më dinjitoze dhe të matur. Prandaj, pavarësisht dallimeve politike, dinjiteti institucional dhe mbështetja e drejtë për ta, janë detyrim i përbashkët i yni.
Në seancën e parë të Kuvendit do të procedojmë votimin e Rezolutës së hartuar nga ekspertë të pavarur, Rezolutë që i është dorëzuar Kuvendit, me të cilën kërkohet gjykim i drejtë, i paanshëm dhe profesional, në përmbushje të standardeve ndërkombëtare për respektimin e të drejtave të njeriut”, tha Hamza.