TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjatë ditës së dytë të dëshmisë në Hagë, Paul Williams tregoi se si u vendos Hashim Thaçi në krye të delegacionit kosovar gjatë punimeve për Konferencën e Rambujesë. Ai tha para trupës gjykuese se në fillim të raundit për Konferencën, delegacioni i Kosovës e kishte kryesinë me tre anëtarë: Ibrahim Rugovën, Hashim Thaçin dhe Rexhep Qosjen. Thaçi, tha ai, u zgjodh me dy vota, ndërsa shtoi se rol joformal mori edhe Veton Surroi.
“Pyetja juaj ka dy pyetje në një pyeje; me aq sa di tre prej tyre ishin përzgjedhur me konsensus dhe kjo vjen nga procesverbali i takimit të 7 shkurtit që më ka treguar Edita Tahiri. Gjithashtu, më është dhënë dokumenti që më lejonte mua të futesha në kështjellë. Rugova ishte LDK-ja, Qosja nga LBS-ja dhe Thaçi nga UÇK-ja. Vendimi u mor- dy me një. Qosja votoi për Thaçin- Thaçi votoi për veten dhe kjo ishte mënyra se si u zgjodh Thaçi. Dy ishin pro Thaçit dhe një kundër tij.", tha ai.
Më pas shtoi se pse zgjodhën pikërisht Thaçin.
"Ekzistonte dëshira për procesin e pavarësisë së Kosovës dhe kjo çështje ishte me shumë shtresa; Rugova ishte pro pavarësisë. Ai nuk e hapte gojën në qoftë se nuk bihej dakord për pavarësinë. Kishim Bujar Bukoshin që punonte me amerikanët dhe me evropianët ndërkohë që kishim edhe veprimin e aktorëve shtetërorë dhe pastaj kishim një dimension tjetër të vetëvendosjes së strategjisë për pavarësinë. Kështu që në negociata ti doje që të kishe një UÇK që tregonte përmes veprimeve dhe fjalëve dhe angazhimeve të veta që ky person i UÇK-së të ishte një negociator, një diplomat që mund të ishte një person ose një partner i besueshëm”, tha ai.