BALLKAN, 4 Qershor 2024, 13:05

Greqi, mbi 20 ditë brenda në ujë me një peshë prej 10 kg të lidhur në këmbë, misteri vdekjes së burrit!

Greqi, mbi 20 ditë brenda në ujë me një peshë prej 10

Janë publikuar pamjet e momentit kur ka dalë në bregdet trupi i pajetë i viktimës që u gjet në plazhin e Dikastiqit në Schinia, Greqi.

Në video shihet trupi në fazë dekompozimi i burrit, që dyshohet se ka qëndruar për më shumë se 20 ditë brenda në det, i cili “noton” në ujë.

Viktima, rreth 45 vjeç, mbante veshur rroba të zeza, ndërsa trupi i tij është i fryrë për shkak se ka qëndruar më shumë ditë i zhytur në ujë.

Oficerët e rojës bregdetare e tërheqin viktimën nga krahët dhe e nxjerrin nga uji, ndërsa në këmbë ishte lidhur pesha 10 kg.

Një nga dëshmitarë ka treguar momentin kur zbuluan trupin e pajetë në ujë.

“Në atë moment po dilja nga deti dhe e kam dëgjuar të bërtitura: “Është një vdekur, një i vdekur. Ishte një kufomë të cilën e nxorëm më vonë. Kur erdhi policia dhe ambulanca, shkoi një zhytës, e nxori, ishte një kufomë krejtësisht e shpërfytyruar, e fryrë. Nuk ishte një pamje e mirë”, ka treguar për Mega-n dëshmitari okular.

Sipas informacioneve, viktima kishte një tatuazh të veçantë në trup që referohet grupeve të veçanta kriminale dhe mund të ndihmojë në identifikimin e tij.

Policia nuk përjashton që ky element fsheh detaje për rrethanat e vdekjes së tij dhe së bashku me rezultatet e testit të ADN-së do të zbulojë se kush është viktima dhe nëse ai njihet nga autoritetet.