BALLKAN, 1 Qershor 2024, 09:28

Greqi, djali djeg babanë e moshuar në oborrin e shtëpisë: Nuk kisha para ta varrosja

Greqi, djali djeg babanë e moshuar në oborrin e shtëpisë:

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Liosia të Greqisë.

Mbrëmjen e djeshme policia gjeti një trup të djegur në oborrin e një banese. Trupi i djegur, i cili u gjet siper një dysheku të djegur ishte i mbështjellë me batanije, ndërsa bëhet fjalë për krim në familje.

Sipas hetimeve të deritanishme raportohet që djali të ketë djegur trupin e babait të tij të moshuar.

Protothema.gr raporton se djali i viktimës është arrestuar dhe se po merret në pyetje nga togat e zeza. Para policisë ai ka thënë se dogji trupin e të atit, pasi nuk kishte para për ta varrosur atë.

Djali i të moshuarit vuan nga probleme të shëndetit mendor. Sipas banorëve të zonës, i moshuari mendohet të ketë vdekur prej disa ditësh pasi era e rëndë në lagje ishte e fortë.

Banorët e zonës thanë për protothema.gr se i moshuari thoshte se dhunohej nga i biri.

“Ai ishte rreth moshës 80-85 vjeç dhe djali rreth 60-65 vjeç. Kishte një erë të fortë, që nga e marta. U grindën, ai i kishte thënë një fqinji se i biri e dhunonte. Djali është profesor, është i arsimuar", tregoi një fqinj.