TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sipas vlerësimeve të publikuara nga "Financial Times" dhe të raportuara nga transmetuesi serb "N1", Serbia po rrit shitjen e municioneve në Perëndim për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës.
Eksportet serbe të municioneve drejt vendeve të treta do të arrinin në fakt rreth 800 milionë euro që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.
Një shumë që presidenti Aleksandër Vuçiç e përcaktoi si "kryesisht të sakta", sipas "Financial Times". “Kjo është pjesë e rilindjes sonë ekonomike dhe është e rëndësishme për ne. Po, ne eksportojmë municionet tona. Ne nuk mund të eksportojmë në Ukrainë apo Rusi, por kemi shumë kontrata me amerikanë, spanjollë, çekë e të tjerë. Çfarë bëjnë ata me të më pas është biznesi i tyre”, shpjegoi Vuçiç në një intervistë për gazetën britanike.