TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia Kufitare Kakavijë bën me dije se, përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (ora greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të bllokohet përkohësisht për shkak të protestës së fermerëve.
Gjatë këtij intervali kohor do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe i këshillon ata të planifikojnë udhëtimet e tyre në orare të tjera të ditës, për të shmangur vonesat.