TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata Themelore në Prishtinë, dega Podujevë, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarës Gj.L. nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vrasja e foshnjës gjatë lindjes”.
Togat e zeza kanë vlerësuar se nëse nuk ia cakton këtë masë, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengohet rrjedha e procedurës penale, duke ndikuar tek dëshmitarët në rastin.
Një ditë më parë, Policia njoftoi se një grua ka kërkuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të dielën. Dyshimet ishin se gruaja ka abortuar në mënyrë të paligjshme. Policia më herët njoftoi për dy të arrestuara.