BALLKAN, 10 Qershor 2024, 20:13

Del fotoja/ Ky është 37-vjeçari që dyshohet se vrau mbesën e tij të mitur

Del fotoja/ Ky është 37-vjeçari që dyshohet se vrau

Personi që shihni në foto është 37-vjeçari, i cili dyshohet se ka vrarë mbesën e tij, pasi kjo e fundit i ka rezistuar tentativës për ta përdhunuar. Ngjarja ndodhi në Greqi, ku një 37-vjeçar ka vrarë mbesën e tij 11 vjeçe.

Mediat greke shkruajnë se e mitura ishte shpallur e humbur prej disa ditësh, por sot i është gjetur trupi i saj i pajetë. Sipas raportimeve thuhet se autori e ka goditur në qafë me kaçavidë pasi kuptoi që e mitura mund t’u tregonte prindërve për ngjarjen.

Ndërkohë rezulton se autori, që ende nuk i dihet origjina, ka qenë në liri me kusht, pasi akuzohet edhe për përdhunimin e një vajze 14 vjeçe.

Del fotoja/ Ky është 37-vjeçari që dyshohet se vrau