BALLKAN, 10 Qershor 2024, 14:46

Deklarat e Serbisë dhe Republikës Sërpska, Ambasadori i SHBA për Kosovën: S’është qëndrimi ynë

Deklarat e Serbisë dhe Republikës Sërpska, Ambasadori i SHBA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se SHBA-ja dhe partnerët e saj perëndimorë nuk pajtohen me Deklaratën e miratuar më 8 qershor nga Serbia dhe entiteti serb i Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska.

Në deklaratën e miratuar në Beograd në një takim mes dy qeverive përmendet Kosova si “pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”.

“Nuk e kam pasur mundësinë t’i lexoj të gjitha raportet lidhur me ‘Kuvendin gjithëserb’, por e kuptoj që aty përdoret gjuhë që thotë se Kosova është pjesë integrale e Serbisë. E kuptoj që ky është qëndrimi i tyre, por ky nuk është qëndrimi i asnjërit prej nesh, nuk është i SHBA-së, i partnerëve tanë të QUINT-it apo kujtdo tjetër”, tha Hovenier.