TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka folur pas takimit tre palësh të zhvilluar me kryeministrin e Kosoves Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksanda Vuçiç. Ndonëse takimi kishte si qëllim që të dy palët në tavolinë Kurti ka refuzur të zhvillojë bisedimet me Vuçiç.
Ndërkohë Borrell dhe Lajçak kanë zhvilluar takimet përkatëseve me krerët e dy vendeve. Në një konferencë për mediat pas takimeve, Borrell tha se Kurti paraqiti tri kushte për angazhimin në procesin e normalizimit të raporteve me Serbinë.
“E para, formalizimi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë të shteteve. E dyta, përheqja e letrës zyrtare e dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, më 13 dhjetor 2023. Dhe e treta, dorëzimi i Millan Radoiçiç dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës”, tha Borrell.
Gjatë takimeve të ndara midis Borrell dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, me Kurtin dhe Vuçiç, palët paraqitën qëndrimet e tyre se si procesi duhet të ecë përpara. Borrell shtoi se diskutimet ishin të vështira dhe në fund nuk pati takim trepalësh.
“Si zakonisht, diskutimet ishin të vështira dhe në fund nuk pati takim trepalësh. Kosova nuk ishte e gatshme për një takim të tillë, Serbia ishte”, tha Borrell.
Borrell tha se Serbia nuk ishte e gatshme që plotësisht të pranojë kushtet e vendosura nga Kurti.
“Presidenti Vuçiç la të kuptohet se është i gatshëm të eksplorojë mundësi sa i përket letrës së ish-kryeministres dhe formalizimit të Marrëveshjes [në rrugën drejt normalizimit të raporteve], në linjë me praktikat e shkuara të dialogut, në mënyrë që të zhbllokohet zbatimi i marrëveshjes.”, tha ai.