BALLKAN, 16 Shtator 2025, 21:46

Bënë shaka me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, pezullohen katër policë, shpërthen Haradinaj: Ndërhyrje e pastër politike

Bënë shaka me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, pezullohen

Katër pjesëtarë të njësisë speciale të Policisë së Kosovës janë pezulluar nga detyra, pasi sipas raportimeve, kishin krijuar një grup të mbyllur mes kolegësh ku bënin shaka me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, i cili e ka cilësuar si një akt të motivuar politikisht.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj shkroi:
“Masat ekstreme ndaj katër policëve janë dëshmi e ndërhyrjes së pastër politike, me qëllim të ushtrimit të diktatit me masa arbitrare, më parë nga Presidenca dhe tash nga ‘kërkushi hiç’. Policia nuk është vegël përmes së cilës herë dëshironi të tregoni ‘muskuj’, e herë i shtypni sipas agjendave tuaja politike ditore. Kurdo që të konstituohet Kuvendi, interpelanca është e domosdoshme për kidnapuesin e zyrës së Ministrisë së Brendshme.”

Në lidhje me rastin, Telegrafi ka kontaktuar autoritetet përkatëse, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë një përgjigje zyrtare.