TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arrestohet ish-ministri i Bujqësisë dhe ish-drejtori i “Agro-Berza”
Policia mëngjesin e sotëm ka kryer disa bastisje në Kumanovë mbi dyshimet për shpërdorime me detyrën zyrtare.
Nga burime policore mësojmë se janë arrestuar ish ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski dhe ish drejtori i NP “Agro-Berza”, Nimetulla Ramadani, raporton Alsat.
Nën pranga ka përfunduar edhe një zyrtarë tjetër i kësaj ministrie. Për momentin nën shoqërimin e policisë po dërgohen në stacionin policorë të Gazi Babës në Shkup.