BALLKAN, 17 Janar 2026, 22:32

Bashkëshortja e William Walker pëson arrest kardiak gjatë vizitës në Kosovë, Kurti: Shpresojmë në rikuperimin e plotë të saj

Bashkëshortja e William Walker pëson arrest kardiak gjatë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se bashkëshortja e ambasadorit William Walker, ka pasur një problem shëndetësor gjatë vizitës në Kosovë dhe është shtruar në emergjencën e Vitisë për trajtim.

Ky njoftim u bë gjatë fjalimit të Kurtit në Akademinë e “Flakës së Janarit” në Gjilan mbrëmjen e sotme. Kurti tha se bashkëshortja e Walker, për shkak të një problemi shëndetësor, mund të ketë pësuar një arrest kardiak dhe aktualisht po trajtohet në spitalin e emergjencës në Viti.

“Me këtë rast, i bashkëngjitem urimeve për shëndetin e gruas së tij, e cila për shkak të një problemi shëndetësor, ndoshta edhe arrest kardiak, është duke u trajtuar në emergjencë në komunën e Vitisë. Shpresojmë në rikuperim të plotë dhe të shpejtë të saj", tha Kurti gjatë fjalës së tij, kur po fliste për kontributin e Ambasadorit Walker në denoncimin e Masakrës së Reçakut.

Kryeministri Kurti shprehu gjithashtu shpresën që bashkëshortja e ambasadorit të mund të rikuperohet sa më shpejt dhe të kthehet në gjendje të plotë shëndetësore.