BALLKAN, 9 Nëntor 2025, 19:25

Balotazhi i zgjedhjeve lokale në Kosovë, dalin Exit Poll-et e para: Ja kush fiton në komunat e rëndësishme

Balotazhi i zgjedhjeve lokale në Kosovë, dalin Exit Poll-et e para:

Pak pas mbylljes së qendrave të votimit për balotazhet e zgjedhjeve lokale në Kosovë, kanë dalë edhe projeksionet e para të sondazheve për rezultatet.

Sipas tri exit poll-eve, të publikuara në televizionet Klan Kosova, T7 dhe Dukagjini, Adrian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës parashihet që të fitojë edhe një mandat në Gjakovë. Në raundin e balotazhit ai u përball me Adrian Golën e Lëvizjes Vetëvendosje.

KQZ pritet që pas pak të nisë me publikimin e rezultateve preliminare.

Kurse po sipas tri exit poll-eve në fjalë, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës parashihet që të udhëheqë edhe për një mandat me kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

Rama u përball në Prishtinë në rundin e balotazhit me Hajrulla Çekun e Lëvizjes Vetëvendosje. KQZ pritet që pas mbylljes së vendvotimeve të nisë me publikimin e rezultateve preliminare.

Në rundin e parë, qytetarët zgjodhën kryetarët në 20 komuna, informon radio Evropa e Lirë.

Ndërkaq, komunat që zhvilluan balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti.

UBO Consulting ka publikuar rezultatet e exit-poll-it, sipas të cilave kandidati i LDK-së, Përparim Rama, ka marrë 54.1%. Ndërsa, kandidati nga LVV, Hajrulla Çeku, ka marrë 45.9%.

Klan Kosova ka publikuar ekskluzivisht Exit Poll-in për balotazhin në Fushë Kosovë, komunë kjo ku në garë ishin Besnik Osmani i LDK-së dhe Valon Prebreza i VV-së.

Sipas këtyre rezultateve, Valon Prebreza ka marrë 53.45 % kurse Besnik Osmani 46.55%.

Exit-poll-i i publikuar nga T7 për garën për kryetar të Mitrovica e Jugut.

Arian Tahiri (PDK) 50.9 % ndërkaq Faton Peci i Vetëvendosjes ka marrë 49.1 %. 

Exit-poll-i i publikuar nga T7 për garën për kryetar të Suharekës. Bali Muharremaj nga AAK ka marrë 57.1% të votave. Kurse, kandidati nga LDK, Ardian Shala ka marrë 42.9%.

Klan Kosova ka publikuar Exit Poll-in për balotazhin në Prizren, ku garuan Shaqir Totaj i PDK-së dhe Artan Abrashi i VV-së. Sipas rezultateve nga kjo matje e opinionit, del se kryetari aktual, Shaqir Totaj, është fitues i balotazhit me 55.14% në raport me kandidatin e VV-së, Artan Abrashi me 44.86%.

Në Pejë Gazmend Muhaxheri i LDK-së po prin sipas exit pollit të T7. Kështu Muhaxheri sipas këtij exit polli e mposht Taulant Kelmendin. Muhaxheri ka marrë, 59.5% ndërsa Kelmendi 40.5%.