BALLKAN, 12 Tetor 2025, 19:51

Arian Tahiri i PDK-së shpall fitoren në Mitrovicë ndaj ministrit të Kurtit: Ju pres në shesh të festojmë

Arian Tahiri i PDK-së shpall fitoren në Mitrovicë ndaj ministrit

Sondazhet e publikuara në mediat e Kosovës tregojnë se garë interesante është zhvilluar sot në disa komuna të vendit.

Sipas rezultateve në Mitrovicë Arian Tahiri i PDK-së ka marrë 55%, Faton Peci i LVV-së ka marrë 39,7% dhe Gëzim Plakolli i LDK-së ka 4,4%.

Pas daljes së exit poll-eve, kandidati i PDK-së për Mitrovicën, Arian Tahiri, e ka shpallur fitoren.

Në një postim në Facebook, ai i ka ftuar qytetarët të festojnë nga ora 22:00 në Minatori.

“Mitrovicë, faleminderit nga zemra! Sot fituam së bashku! Së bashku edhe do të festojmë! Ju pres sonte në orën 22:00, në Palestrën Sportive “Minatori”.”