TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha të hënën se disa nga zgjidhjet politike të qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, e kanë bërë më të vështirë përmbushjen e synimeve të përbashkëta. Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në komunën e Gjakovës në perëndim të vendit, i pyetur nga gazetarët rreth marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Kosovën.
“Siç e kam thënë shpesh, ne kemi qenë me popullin e Kosovës, jemi dhe do të jemi me popullin e Kosovës. Kjo nuk nënkupton që ne do të pajtohemi me çdo zgjidhje nga çdo qeveri e Kosovës. Qeveria amerikane dhe të gjithë partnerët tanë si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia, Bashkimi Evropian, kanë vlerësuar se disa nga zgjidhjet politike të qeverisë së kryeministrit Kurti e kanë bërë më të vështirë përmbushjen e gjërave që ne synojmë së bashku”, tha ai.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kritikuar disa herë Kosovën për mungesë të bashkërendimit në veprimet që lidhen me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe trajtimin e problemeve në veriun e Kosovës, duke theksuar se kjo ka ndikuar në cilësinë e partneritetit ndërmjet tyre.