BALLKAN, 25 Qershor 2024, 14:48

“Aleatë dhe partnerë të ngushtë”, Kurti uron Mickoskin, ja mesazhi që i dërgon

“Aleatë dhe partnerë të ngushtë”, Kurti uron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Hristijan Mickoskin për marrjen e postit të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Ai ka thënë se pret me padurim të punojë me Mickoskin, derisa ka përmendur edhe rrugën Prizren- Tetovë.

“Urime për Mickoskin për zgjedhjen si kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinj të afërt por edhe aleatë dhe partnerë të ngushtë, në orientimin drejt NATO’s, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian.

Nga rruga Prizren- Tetovë te mbrojtja dhe siguria, pres me padurim të punoj me ju për të përmirësuar edhe më tej marrëdhëniet tona tashmë të forta dypalëshe”, ka shkruar Kurti në “X”.