TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Lartë e Podgoricës ka mbajtur ditën e sotme seancën e fundit lidhur me rastin ku është akuzuar kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiç për “Grusht shteti”. Mësohet se po ashtu për këtë rast akuzohen 20 serbë, dy rusë dhe tre malazezë, mes tyre edhe liderët e Frontit Demokratik pro-rus Andrija Mandiç dhe Milan Knezheviç.
Organizata kriminale, thuhet se kishte planifikuar të përplasej me policinë malazeze në ditën e zgjedhjeve parlamentare më 16 tetor 2016, me ndihmën e Frontit Demokratik dhe të pushtonte me forcë Parlamentin e Malit të Zi, si dhe të rrëmbente dhe të vriste kryeministrin e atëhershëm Milo Gjukanoviç.
Megjithatë, pas ndryshimeve politike, Gjykata e Apelit e ktheu çështjen për një vendim të ri përpara një trupi të ri gjyqësor. Të pandehurit janë dënuar gjithsej me rreth 70 vite burg, ndërsa mbrëmë ka përfunduar procedura e përsëritur dhe është shpallur dënimi për 12 korrik.