BALLKAN, 27 Qershor 2024, 18:16

Aksident i rëndë në Prishtinë/ Autobusi përplaset me makinën, 1 viktimë dhe 14 të plagosur

Aksident i rëndë në Prishtinë/ Autobusi përplaset me

Një person ka vdekur dhe 14 të tjerë që udhëtonin në një autobus janë plagosur në një aksident në Prishtinë.

Raportohet se rreth orës 14:30, është raportuar për një aksident të ndodhur në fshatin Keqekollë.

Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një automjet. Për pasojë një person ka humbur jetën ndërsa 14 të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore”, tha zëdhënësi i policisë së Kosovës për mediat në Prishtinë.