BALLKAN, 2 Korrik 2024, 09:26

Atentat mafioz në Athinë, ekzekutohet me tetë plumba një burrë

Atentat mafioz në Athinë, ekzekutohet me tetë plumba një

Një atentat mafioz është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Athinë të Greqisë. Mediat fqinje raportojnë se një person është ekzekutuar me tetë plumba.

Krimi ka ndodhur në zonën e Neo Psychiko, rreth orës, 08:23 në kryqëzimin e rrugëve “25 Marsi” dhe “Kretës”, teksa viktima ishte duke udhëtuar me një automjet tip “BMW” ngjyrë të zezë.

Autorët kanë qenë dy persona me motor, të cilët me gjakftohtësi e kanë ekzekutuar në lëvizje dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Raportohet se automjeti i viktimës është në emrin e partneres së tij. Ka qenë kjo e fundit, e cili ka njoftuar Policinë dhe ka gjetur të vdekur burrin me tetë gëzhoja pranë tij.

Bëhet me dije se viktima ishte me profesionin inxhinier topograf, teksa krimi ndodhi pranë kompanisë teknike të tij.

Sipas informacioneve, viktima paraprakisht kishte denoncuar tek autoritetet se ishte rrahur, por nuk kishte treguar apo dhënë emra për autorët.