TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

SPAK ka reaguar për lajmin e botuar për sekuestrimin e telefonit të Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Në reagimin zyrtar, SPAK thotë se janë ndërmarrë disa veprime hetimore, ndërsa hetimi është ende në faza paraprake.
"Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal.
Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment. Faleminderit për mirëkuptimin", thuhet në reagimin e SPAK.