AKTUALITET, 10 Janar 2026, 14:35

Zyrtare/ Kryesia e PD vendos, më 24 janar mbahet protesta kombëtare

Zyrtare/ Kryesia e PD vendos, më 24 janar mbahet protesta kombëtare

Tashmë është zyrtare nga Kryesia e PD-së! Më 24 janar do të mbahet protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike.

Siç ka shkruar më herët dhe TPZ në lidhje me këtë datë, tashmë ajo është bërë zyrtare.

Mbi datën në fjalë është diskutuar sot në Kryesi, e cila më pas vendosi përfundimisht. Kujtojmë se në daljen e tij publike për mediat pak ditë më parë Berisha tha se protesta do të mbahej para datës 20 shkurt.