AKTUALITET, 12 Mars 2026, 23:55

Lufta në Iran/ Zogaj: Në SHBA ka kritika, në BE nuk ka entuziazëm!

Lufta në Iran/ Zogaj: Në SHBA ka kritika, në BE nuk ka

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se lufta ndaj Iranit ishte e papritur, sepse bisedimet po vijonin. Zogaj tha se për luftën nuk ka entuziasëm në BE, ndërsa në SHBa ka kritika të shumta. 

“Irani ishte një vend që e mbështeti fuqishëm Rusinë me dronë “Shahed” kundër Ukrainës, si asnjë vend tjetër, duke mbështetur një vend agresor. Askush nuk vajton fatin e një klike që mban nën thundër vendin e vet, që ka vrarë qindra mijëra iranianë, që kërkuan liri, një tjetër jetë prej jetës që kanë ofruar ajatollahët.

Në SHBA ka shumë kritikë ndaj kësaj lufte. Në Evropë nuk ka entuziazëm. Ka kriticizëm edhe në SHBA dhe në Evropë. Ishte një sulm shumë i papritur, lufta ndodhi kur po zhvilloheshin biseedime. Kishte edhe lajme rozë. Por lufta po zgjatet, më shumë se sa në fillim. Ka të dhëna kontradiktore që e ndërpresin narrativën e luftës. Ata thanë se arsenali bërthamor u shkatërrua, tani doli se për pak ditë do të sulmonin Amerikën. Këto janë lajme kontradiktore se e ka thënë Trumpi dhe e ka thënë Zoti...

Askush s’po vajton një tiran që ka vrarë vendin e vet, por kur po mbaron lufta, pa asnjë ndryshim? Këtu të panjohurat kanë të bëjnë me fatin e luftës”- tha Zogaj.