TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zjarri në pallatin 12-katësh pranë QSUT-së në Tiranë vijon ende, ndërsa flakët kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të godinës.
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ndodhet në vendngjarje, ku po ndjek nga afër operacionin për shuarjen e zjarrit dhe koordinimin e strukturave të angazhuara.
Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, flakët vazhdojnë të djegin fasadën e pallatit, duke e mbajtur situatën të rënduar.
Ndërkohë, një pjesë e banorëve janë grumbulluar pranë zonës së ngjarjes, ndërsa policia ka vendosur një perimetër sigurie për të garantuar rendin dhe për të lehtësuar punën e ekipeve në terren.