TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një lokal në lagjen nr. 5 Kavajë është përfshirë nga flakët rreth orës 02:00 të mëngjesit, duke shkaktuar dëme materiale.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.
Hetuesit po bazohen edhe në pamjet e kamerave të sigurisë të zonës, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për neutralizimin e flakëve, ndërsa deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e autorëve të mundshëm, si dhe për sqarimin e plotë të shkaqeve që çuan në rënien e zjarrit. Hetimet vijojnë.

