TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një banesë u përfshi nga flakët e zjarrit në fshatin Markatomaj të Lezhës mbrëmjen e sotme.
Burime policore bënë me dije se vatra e zjarrit ra në njërën nga dhomat e banesës në pronësi të Vasil Kolës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Paraprakisht dyshohet për shkëndijë elektrike.
Gazetari i Report TV, Elvis Hila, informon se fatmirësisht pjesëtarët e familjes arritën të dilnin në kohë, por nuk arritën dot që ta shuanin zjarrin. U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të bërë të mundur lokalizimin e vatrës, që të mos përhapej më tej.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme, teksa pamjet tregojnë edhe shkallën e tyre dhe efektivët në operacionin e shuarjes.